29-vjeçarja shpallet në kërkim, plagosi me thikë bashkëshortin

Jugulajm.net
1 Min Read

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një 29-vjeçare është shpallur në kërkim, pasi dyshohet se ka plagosur me thikë bashkëshortin e saj.

Paraprakisht mësohet se e reja ka goditur bashkëshortin për motive ende të paqarta, të cilat po hetohen.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e çiftit dhe dyshohet se ndodhi pas një konflikti të çastit.

Sipas informacioneve, i plagosuri ndodhet në spital, ku po merr trajtim mjekësor.

Share This Article