Specialistët për Hetimin e Krimit në Stacionin e Policisë Memaliaj, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. K., 46 vjeç, banues në Memaliaj, pasi ka kanosur me mjet prerës (thikë), një 59-vjeçar, për motive të dobëta. Mjeti prerës u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.