Shpallet në kërkim 18-vjeçari, bleu 2 celularë me dollarë falso

Jugulajm.net
1 Min Read

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare shpallën në kërkim shtetasin E. G., 18 vjeç, banues në Delvinë, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i monedhave”, pasi më datën 26.02.2025, dyshohet se me anë të mashtrimit në një dyqan telefonash, në Gjirokastër, ka blerë 2 telefona me kartëmonedha dollarë të dyshuara të falsifikuara.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Share This Article