Një 40-vjeçar është proceduar penalisht, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrës së tij.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin B. I., 40 vjeç, banues në Ersekë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrës së tij.”- njofton policia.
Materialet janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme.




