Sarandë, të shtëna me armë zjarri, 2 të plagosur

Jugulajm.net
1 Min Read

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Sarandë në lagjen numër 4 të qytetit, ku ka pasur të shtëna me armë zjarri dhe si për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.

Sipas raportimeve paraprake nga ky qytet, dy të plagosurit janë paraqitur në urgjencë me plagë të shkaktuara nga armë zjarri, përkatësisht 32-vjeçari G.H. dhe 24-vjeçari E.L.

Njoftimi i policisë:

“Sot, rreth orës 15:00, në lagjen nr. 4, Sarandë, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se janë plagosur me armë zjarri shtetasit G. H., 32 vjeç dhe E. L., 24 vjeç, të cilët pas ndihmës së parë mjekësore në spitalin e Sarandës, do të dërgohen drejt spitalit të Traumës, Tiranë, për mjekim të specializuar.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë Sarandë, po vijon punën për identifikimin e autorit, zbardhjen e e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjejes.

Share This Article