EMRI/ 63-vjeçarja gjendet e pajetë në apartamentin e saj

Jugulajm.net
1 Min Read

Një grua e moshës 63-vjeçe është gjetur e pajetë paraditen e sotme në apartamentin e saj në Sarandë.

Viktima është identifikuar si Sharly Lynn Chaddick, 63 vjeçe, shtetase amerikane, e cila prej disa vitesh jetonte në qytetin bregdetar.

Trupi i saj është transportuar në morgun e Sarandës dhe pritet të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë për kryerjen e autopsisë, për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Share This Article