Deputeti demokrat i Qarkut Gjirokastër, Tritan Shehu, në një reagim në fb është shprehur se pavarësisht komplotit kundër saj, Partia Demokratike është e vendosur të marrë pjesë në zgjedhje. Gjithashtu ai shprehet se PD do të paraqitet në një koalicion të gjerë e politike e formal përballë regjimit.
Ja reagimi i plotë i Shehut:
Pavaresisht nga komploti kunder saj e demokracise, PD do te marre pjese ne zgjedhjet e 14 Majit.
Ne kemi strukturat tona te plota, organizimin dhe kandidatet per kryetare bashkish me te miret, te dale nga primaret.
PD do paraqitet ne nje koalicion te gjere politik e formal perballe rregjimit.
PL eshte me ne, ne mbeshtetje te kandidateve te primareve per kryetare, te betejes sone te perbashket.
Pra eshte e do te jete pjese e koalicionit tone politik, pavaresisht e disa detajeve teknike per te pershtatur egzigjencat normale te cdo partie te koalicionit politik, me kerkesat e ligjit.
Keshtu edhe per parti te tjera te ketij koalicioni.
Ndersa me ata qe jane patericat e Rames, qe Rama u ka varur nje “vule” ne qafe nuk mund te kete bashkim e as beteja te perbashketa, se axhenda e tyre eshte tjeter, krah rregjimit.
Ju e shikoni gjendjen qesharake ku i ka futur kjo lidhje umbilikale me rregjimin.
Nje kryetar i dorehequr qe i del emri si kryetar!
Nje kryetar qe nuk eshte kryetar e emeron “pashain”, nje vit mbas doreheqjes etj! Cudira te verteta!
Sidoqofte kjo eshte puna e tyre.
Puna jone eshte te ballafaqohemi me rregjimin e te fitojme mbi ate.