Elon Musk propozon aplikacionin ku miliarderët të paguajnë borxhet e të varfërve

Jugulajm.net
1 Min Read
Elon Musk ka bërë të ditur në rrjetin social X se po mendon të krijojë një aplikacion, ku njerëzit mund të publikojnë faturat dhe borxhet e tyre, ndërsa miliarderët mund të zgjedhin cilat prej tyre dëshirojnë të paguajnë, sidomos të të varfërve.
Ideja është që përdoruesit të ngarkojnë faturat e papaguara, ndërsa personat e pasur të mund t’i shohin dhe të zgjedhin të ndihmojnë duke i shlyer ato.
Koncepti është krahasuar me një aplikacion takimesh, ku në vend të profileve të njerëzve shfaqen faturat dhe borxhet, ndërsa miliarderët mund të zgjedhin cilat do të paguajnë.
Nisma ka ngjallur diskutime në rrjet, ku shtrohet pyetja nëse njerëzit do të ishin të gatshëm të publikonin detyrimet e tyre financiare në këmbim të mundësisë për t’i shlyer ato.
Share This Article