Arrestohet 35-vjeçari, goditi me thikë vëllain e tij

Jugulajm.net
1 Min Read

Policia ka arrestuar një 35-vjeçar, i cili pas sherrit për motive të dobëta goditi me thikë vëllain e tij. Ngjarja ndodhur në fshatin Labinot Fushë, Elbasan, teksa gjatë kontrollit në banesën e 35-vjeçarit, u gjetën dhe u sekuestruan thika me të cilën dyshohet se ka kryer krimin dhe disa fishekë arme gjahu.

Pas marrjes së njoftimit se në Spitalin Rajonal Elbasan ishte paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore, një 46-vjeçar, me dëmtime të shkaktuara me mjet prerës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan organizuan menjëherë punën për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Share This Article