Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme dhe të nxehta.
Në këtë mënyrë moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin si dhe vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës.
Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i perëndimi dhe shpejtësi mesatare 2-7 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore era fiton shpejtësi deri në 8-10m/sek.
Temperaturat maksimale sot pritet të arrijnë deri në 43 gradë.