Një sherr i dhunshëm ka rezultuar fatal për një shqiptar në burgun e Korydallos,në Greqi.
Mediet greke raportojnë për një viktimë, të identifikuar si Alfons Ndoçi dhe një të plagosur, si pasojë e një sherri me thika brenda ambienteve të burgut.
Raportohet se viktima është një 35-vjeçar i dënuar për dy vrasje. Ndërkohë i plagosur ka mbetur një 46-vjeçar, i quajtur Altin Vokri, po ashtu shqiptar.
Shkak i konfliktit me thika, sipas policisë është bërë një debat mes të përfshirëve në katin e parë të repartit të katërt me të burgosurit.
Ata kanë debatuar nëse do të hynin apo jo në qeli për shkak të vapes, por debati ka përshkallëzuar në përdorimin e thikës dhe shkopinjve.
Alfons Doçi-viktima
Altin Vokri- i plagosuri