LAJM I FUNDIT/ Bie masivi i gurëve, humb jetën 1 minator, 1 tjetër niset urgjentisht në Tiranë

Jugulajm.net
0 Min Read

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e sotme në minierën e Martaneshit, ku një minator ka humbur jetën.

Burime për mediat bëjnë me dije, se teksa kanë qenë duke punuar një masiv gurësh ka rënë mbi minatorët.

Për pasojë njëri ka humbur jetën, ndërsa një tjetër është plagosur rëndë.

Minatori i plagosur është nisur me helikopter drejt Tiranës, ku do të marrë dhe mjekim më të specializuar.

Share This Article