Mbyllet përfundimisht burgu i Sarandës, ja ku do të shkojnë të burgosurit…

Jugulajm.net
1 Min Read

Është mbyllur përfundimisht ditën e sotme institucioni i paraburgimit në qytetin e Sarandës.

Bëhet me dije se herët mëngjesin e sotëm ka nisur dhge transferimi i të burgosurve nga paraburgimi i Sarandës drejt burgut të Fierit.

Sakaq punonjësit që ishin në Sarandë kanë rënë dakord që punën e tyre ta ushtrojnë në një qytet tjetër.

Kujtojmë që më herët është njoftuar se 4 burgje do të mbyllen. Ato janë: Burgu i Zaharisë, burgu i Tropojës, burgu i Sarandës dhe i Vaqarrit. I Sarandës u njoftua se do të mbyllej pasi kishte  një numër më të ulët të paraburgosurish se sa stafi që shërben aty.

Share This Article
error: Përmbajtja është e mbrojtur