Të shtëna me armë zjarri janë raportuar para pak minutash, ku sipas informacioneve paraprake dyshohet se si pasojë e të shtënave ka humbur jetën një person, ndërsa një tjerë ka mbetur i plagosur.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Sopot, në njësinë administrative Zerqan, në Bashkinë e Bulqizës.
Policia është nisur drejt vendngjarjes, ndërsa ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.
Pritet një njoftim zyrtar nga autoritetet për më shumë detaje.




