Procedohet 56-vjeçari nga Dragoti, kanosi me armë sportive një 20-vjeçar

Jugulajm.net
1 Min Read
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Këlcyrë, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shetasin S. Q., 56 vjeç, banues më fshatin Dragot, pasi ka kanosur me armë sportive një 20-vjeçar, për motive të dobëta. Gjatë kontrollit në banesën e 56-vjeçarit, u gjetën dhe u sekuestruan 3 armë sportive që i mbante pa leje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Share This Article