EMRI-FOTO/ Vritet gjyqtari nëTiranë, u qëllua në mes të gjyqit me armë

Jugulajm.net
1 Min Read

Gjyqtari Astrit Kalaja ka ndërruar jetë pasi u qëllua me armë zjarri këtë të hënë, teksa ishte i pranishëm në sallën e gjyqit në Gjykatën e Apelit. Autori i ngjarjes mësohet se është arrestuar në flagrancë nga policia. Sakaq efektivë të shumtë, por edhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit ndodhen në vendngjarje.

Po ashtu nga kjo ngjarje e rëndë kanë mbetur të plagosur edhe dy persona të tjerë, të cilët janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Dinamika është e paqartë, pasi nuk dihet sesi autori ka mundur të depërtojë me armë brenda në ambientet e gjykatës, pasi në hyrje të saj ka një detektor metalik.

Share This Article