Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dropull-Libohovë, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. Dh., 37 vjeç, banues në Libohovë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.




