Rrëfimi i të penduarit të drejtësisë Artan alias Marjus Tafani sollën zbardhjen e disa prej vrasjeve të bujshme që ka kryer grupi i Laert Haxhiut, armik i përbetuar me Aldo Baren.
1.Kështu mësohet se e është zbardhur vrasja Alban Semakut që njihej dhe me emrin Elton Mermali. Dikur, një ushtar besnik i bandës së Aldo Bares, tanimë ai kishte konsideruar shkëputjen nga bota e jashtme, ashtu sikurse natën para se të zhdukej, ku takimi i tij i fundit do të ishte me nënën e tij, së cilës i tha se do të shkonte deri te lulishtja dhe se do të kthehej së shpejti ndërsa ajo e shoqëronte deri te dera. Ai u gjet më 17 tetor 2021 i vrarë me dy plumba dhe i hedhur pranë lumit Shkumbin në Peqin, duke dërguar kështu një mesazh për anëtarët e tjerë të grupit të tij.
2-Dy muaj më vonë, në dhjetor të 2021 u vra 35 vjeçari Albi Bashaliu në një fshat të Elbasanit. Ai nga dy persona të cilët e qëlluan atë sapo doli nga automjeti. Pas e qëlluan disa herë dhe u siguruan mirë që kishte vdekur, autorët i vunë flakën automjetit të tyre pasi nuk u ndez për t’i larguar nga vendi i ngjarjes dhe u arratisën me makinën e viktimës.
3-Më herët në qershor të këtij viti në Korçë ishte gjetur i vdekur një 25 vjeçar i quajtur Fridmand Xhaferraj. Vrasja e të riut në atë kohë ishte e mbuluar me mister. Xhaferraj kishte humbur gjurmët nga Korça në muajin maj ndërsa u gjet i vrarë me një mjet prerës në kokë, në rezervuarin e Gjançit në Korçë.
4-Vrasja tjetër e zbardhur është ajo e Lulzim Qorrit, 44 vjeçarit nga Fieri i cili u ekzekutua në Athinë. Viktima ishte duke pirë kafe në një lokal në rrugën “Kritis” shumë afër sheshit qëndror “Omonia”. Në një mbrëmje të dhjetorit 2018, dy persona ndalojnë me një motoçikletë përpara kafesë e cila është një vend ku mblidhen shqiptarët dhe në atë orë ishte plot, pasi klientët po ndiqnin një ndeshje futbolli. Njëri nga ekzekutorët zbret poshtë dhe qëlloi tre herë në kokë 44 vjeçarin. Më pas ai i ka hipur motoçikletës dhe së bashku me bashkëpunëtorin e tij janë zhdukur nga vendgjarja.
5-Po në tetor të 2021 u vra në Athinë 39-vjeçari Dikens Halili. Ai u qëllua nga një burrë i maskuar dhe me kapele, i cili iu afrua pronarit në këmbë që ishte jashtë kafenesë dhe po bisedonte me klientët. Autori pasi qëlloi mbi shqiptarin, u largua me një makinë. Viktima, Dikens Flamur Halili (Keli), nga Tepelena, dyshohet se ishte pronar i kafenesë dhe atentati ndodhi jashtë biznesit të tij. 39-vjeçari, madje në lokalin e tij ftonte edhe këngëtarë të njohur shqiptar, me të cilët thuhet se kishte edhe miqësi për shkak edhe të punës që bënte. Sipas mediave greke, shqiptari është një emër i njohur për autoritetet greke pasi ishte me precedent të mëparshëm penal dhe dyshohet se vrasja ka ndodhur për larje hesapesh.
6-Në qershor 2021 biznesmeni Çajup Selimi u vra në derë të shtëpisë në Tepelenë në lagjen ‘15 shtatori’. Selimi, i cili ndodhej në banesën e tij në një pallat në lagjen “15 shtatori” në Tepelenë është thirrur nga një person në katin e parë për të zbritur poshtë. Në këtë moment 52-vjeçari ka dalë nga banesë për të shkuar poshtë, por një person tjetër po e priste me armë në katin e dytë, duke e qëlluar 2 herë me pistoletë, ku një prej plumbave e ka kapur në zemër duke rezultuar fatal për të. Më pas autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes. Selimi ishte pronar i një biznesi në qytet, ndërsa më parë ka qenë i përfshirë edhe në disa konflikte për çështje konkurrence.
I penduari Artan Tafani, ndodhet pas hekurave pasi u kap për grabitjen e një pike të këmbimit valutor në Astir. Kujtojmë se Laert Haxhiu, i dyshuar si kreu i grupit, ndodhet në Greqi i arrestuar, ndërsa po përballet në gjykatë për ekstradimin. Ndërkohë, Bledar Berberi, i akuzuar për vrasje, është arrestuar. Po ashtu pas hekurave është dhe Mariglen Topuzi, i dyshuar për vrasje, ndërsa Firdeus Berberi, pjesë e grupit akuzohet për kanosje të punonjësve të policisë, vjedhje automjeti që me pas është përdorur në vrasje. Po ashtu bëhet e ditur se dy anëtarë të tjerë të grupit janë të arrestuar me herët për krime të tjera dhe ndodhen në burg.