Zbardhen emrat e autorëve të vrasjes së biznesmenit Çajup Selimi në Tepelenë

Jugulajm.net
1 Min Read

Dëshmia e të penduarit të drejtësisë, Artan Tafani zbardhi gjashtë vrasje në Shqipëri.

Mes tyre është edhe ekzekutimi i Çajup Selimit para shtëpisë së tij në Lagjen “15 Shtatori” 1 Qershor 2021 në Tepelenë.

Dyshohet se dikush e thirri 52-vjeçarin të dilte dhe më pas e ekzekutoi.

Sipas policisë në atë kohë, autorët e vrasjes dyshohet të ishin dy persona.

Pista e dyshimit mendohet konkurrenca, për shkak të një biznesi që Selimi kishte në hyrje të qytetit.

Drejtori i policisë Muhamet Rrumbullaku deklaroi sot se autorët e vrasjes janë “Laert Haxhiu, Artan Tafani, Erisiana Abedini, Lulzim Spahia, Ligor Romacka dhe Bujar Abdeini”.

Share This Article