Rinis qarkullimi i mjeteve në Librazhd, hapet rruga provizore për Korçë-Tiranë

Jugulajm.net
1 Min Read

Në orën 11:38 u rihap zyrtarisht qarkullimi i automjeteve në segmentin e prekur në zonën e Dragostunjës, duke i dhënë fund bllokimit të përkohshëm që kishte krijuar vështirësi për qindra drejtues mjetesh.

Segmenti, pjesë e aksit kombëtar Librazhd–Prrenjas, ishte bërë i pakalueshëm pas dëmtimeve që ndodhën në zonën e njohur si “Arrat e Gurrës”. Pas ndërhyrjeve intensive në terren dhe verifikimit të kushteve të sigurisë, autoritetet njoftuan rifillimin e qarkullimit.
Rihapja e këtij aksi rikthen funksionalitetin e plotë në një prej arterieve kryesore rrugore të vendit, që lidh Tiranën me juglindjen dhe me vendet fqinje, duke normalizuar trafikun dhe duke lehtësuar qarkullimin e mallrave.
Share This Article