Një aksident i rëndë me disa të plagosur ka ndodhur këtë të shtunë, pikërisht disa minuta më parë në aksin rrugor “Fier-Roskovec”, në vendin e quajtur “Kthesa e Verbasit”.
Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit dhe katër pasagjerët që udhëtonin me ta.
Ata janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier për të marrë ndihmën mjekësore, ndërkohë që policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbuluar shkaqet e këtij aksidenti.




