Aksi rrugor kombëtar “Gjirokastër-Tepelenë” është përfshirë nga mjegulla mëngjesin e sotëm.
Në kushte të tilla atmosferike drejtuesit e automjeteve kanë qenë të detyruar të lëvizin me shpejtësi të reduktuar për të shmangur aksidentet, pasi edhe shikimi ka qenë tejet i kufizuar.
Policia rrugore u ka kërkuar drejtuesve të mjeteve të cilët përdorin këtë aks rrugor të bëjnë kujdes gjate qarkullimit në këtë aks.
Policia është në monitorim të gjithë aksit rrugor.




