LAJM I FUNDIT/ Të shtëna me armë zjarri, 1 i plagosur, autori largohet me makinë

Jugulajm.net
1 Min Read

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj së mërkure, ku në zonën e Hamallajt një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Sipas informacioneve paraprake, viktima është qëlluar me dy plumba dhe ende nuk është bërë me dije gjendja e tij shëndetësore.

Autori i dyshuar i ngjarjes është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes dhe dyshohet se ka përdorur një automjet tip “Toyota Yaris”.

Forcat e Policisë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Share This Article