Plagosja e 28 vjeçarit, identifikohet autori, sherri nisi për një vend parkimi

Jugulajm.net
2 Min Read

Detaje të reja lidhur me plagosjen e ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 16:40 në Hamallaj të Durrësit, ku një person mori dy plumba.

Burimet bëjnë me dije se autori i dyshuar është Altin Lekegegaj, i cili u largua nga vendi i ngjarjes me një automjet “Toyota Yaris”.  I plagosur ka mbetur Liridon Rada.

Dyshohet se autori dhe i plagosuri janë konfliktuar për një vend parkimi dhe më pas janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Forcat e policisë ndodhen në terren dhe po vijojnë kërkimet për kapjen e tij. Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në zonë dhe në ambiente të ndryshme, ku dyshohet se mund të jetë fshehur 44-vjeçari.

Njoftimi i policisë

U konfliktuan për motive të dobëta, plagosi me armë zjarri 28-vjeçarin, Policia identifikon dhe shpall në kërkim 44-vjeçarin

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij.

Rreth orës 16:40, në Hamallaj, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. L., 44 vjeç, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin L. R., 28 vjeç, i cili ndodhet në spital, në gjendje kritike për jetën.

Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftimin, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe, falë veprimeve të shpejta, kanë identifikuar autorin dhe janë vënë në ndjekje të tij.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në zonë dhe në ambiente të ndryshme, ku dyshohet se mund të jetë fshehur 44-vjeçari.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Share This Article