Një aksident rrugor është regjistruar sot, ku është përfshirë një autobus me më shumë se 15 udhëtarë në bord.
Si pasojë e aksidentit, ka mbetur e plagosur një grua, e cila udhëtonte si pasagjere në autobus. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor ”Fier-Levan”, në ”Qafën e Koshovicës”, ku është përfshirë një autobus i linjës ”Fier-Ferras”.
Sipas të dhënave paraprake, shkak i përplasjes dyshohet të jetë një parakalim i gabuar nga drejtuesi i një automjeti tip ”Volkswagen”.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e ambulancës, të cilat kanë transportuar të plagosurën drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore.
Ndërkohë, policia ndodhet në vendin e aksidentit dhe po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes, si dhe për normalizimin e qarkullimit rrugor.




