Humb jetën punonjësi i OSHEE, shpërtheu kabina elektrike e pallatit

Jugulajm.net
1 Min Read

Shpërthen kabina elektrike në një pallat, ndërkohë që një person ka humbur jetën.

Mësohet se nga shpërthimi është dëmtuar një lexues i OSHEE. Ky i fundit ka mbetur i plagosur sapo ka hapur kabinën për të lexuar matësin elektrik në një pallat në Perash në Shkodër

Viktima është dërguar menjëherë në spitalin e Shkodrës por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

“Rreth orës 10:10, në lagjen “Manush Alimani”, në hyrjen e një pallati, dyshohet se ka shpërthyer paneli i matësave të energjisë elektrike.

Si pasojë u dëmtua një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 55 vjeç, i cili ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për dokumentimin e rrethanave, identifikimin e shtetasit që ka humbur jetën dhe për përcaktimin e shkakut të shpërthimit të matësave elektrikë.“, thuhet në njoftimin e policisë.

Share This Article