Një 50-vjeçar ka ndërruar jetë në burg, ku edhe vuante dënimin.
I dënuari është është konstatuar nga oficeri i burgut gjatë ndërrimit të turneve, teksa pa se 50-vjeçari, i cili merrte mjekim të detyruar, nuk po reagonte.
Oficeri i burgut menjëherë ka njoftuar mjekun e turnit, i cili pas verifikimit ka konstatuar se i dënuari kishte ndërruar jetë.
Sotir Shabani qëndronte në burg që prej datës 27 nëntor 2021 i dënuar për veprën penale “Dhunë në familje” me masë mjekimi të detyruar.
Është hartuar dokumentacioni përkatës dhe janë njoftuar drejtuesit e institucionit, specialisti i SHKBB-së, Komisariati i Policisë Lezhë, si dhe Prokurori i gatshëm, për vijimin e procedurave ligjore.




