Nje 30 vjecar eshte shpallur ne kerkim nga uniformat blu te Gjirokastres, pasi ka ushtruar dhune ndaj motres se tij.
Njoftimi i policise:
Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Dhuna në familje”, dhe u shpall në kërkim shtetasi M. V., 30 vjeç, banues në Itali, pasi ka bërë kallëzim motra e tij, shtetasja C. V., 32 vjeçe, se ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.