LAJM I FUNDIT!! FOTO/ Aksident te “Qafa e Muzinës”, makina del nga rruga, dëmtohet shoferi dhe dy pasagjerët

Jugulajm.net
1 Min Read

Rreth orës 14:45, në aksin rrugor Qafa e Muzinës-Jorgucat, shtetasi A. M., 51 vjeç, banues në Tepelenë, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe dy pasagjerët që ndodheshin në të, të cilët u transportuan në spitalin Rajonal Gjirokastër për të marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

k

Share This Article