Ish-Presidenti Meta kallëzon Drejtorin e Burgjeve, ja kërkesat e tij…

Jugulajm.net
1 Min Read

Ish-presidenti Ilir Meta ka kallëzuar drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Klevis Qose për ‘shpërdorim detyre’, për shkelje të të drejtave dhe abuzim me masat e arrestit personal.

Kallëzimi i është drejtuar Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, raporton për Top Channel, Anila Hoxha.

Ja kërkesat e plota të Ilir Metës:

Regjistrimin e procedimit penal;

Hetimin e plotë të veprimeve dhe mosveprimeve;

Verifikimin e përgjegjësisë penale të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve Klevis QOSE, pasi nga tërësia e veprimeve të tij ai ka konsumuar veprat penale:

Shpërdorimi detyrës parashikuar nga neni 248 KP

Kryerja e veprimeve arbitrare parashikuar nga neni 250 KP

Mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme parashikuar nga neni 251 KP

Shkelja e barazisë së shtetasve parashikuar nga neni 253 KP.

Share This Article