Aksident, makina del nga rruga, plagoset shoferi dhe pasagjerja

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme, ku sipas të dhënave të para mësohet se një mjet ka dalë nga rruga, duke përfunduar në tokë bujqësore.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur në aksin rrugor Korçë-Ersekë në afërsi të fshatit Kamenicë.

Brenda mjetit kanë qenë dy persona, një djalë e një vajzë, të cilët po transportohen në spital për ndihmë mjekësore.

Nga bluzat e bardha në vendngjarje mësohet se çifti ka pësuar tronditje dhe fatmirësisht nuk kanë probleme për jetën apo dëmtime në trup.

Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Share This Article