FOTO/ Aksident, motori përplaset me autobotin e qumështit, plagoset drejtuesi

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme, ku një autobot që transportonte qumësht është përplasur me një motomjet në aksin rrugor “Fier–Libofshë”, në fshatin Agim.

Si pasojë e përplasjes, ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit, i cili është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po merr ndihmën mjekësore.

Sipas burimeve policore, dyshohet se drejtuesi i motomjetit ka qenë në gjendje të dehur në momentin e aksidentit.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e përplasjes.

Share This Article