Aksidenti që i mori jetën 2 të miturve, familja e autorit largohet nga lagjja prej frikës së hakmarrjes

Jugulajm.net
1 Min Read

Vendi ynë u trondit nga një aksident i rëndë, ku dy fëmijë të mitur humbën jetën, ndërsa një i tretë mbeti i plagosur.

Mësohet se familja e autorit të aksidentit, Nikoll Radaçi, është larguar nga lagja, nga frika e hakmarrjes.

Autoritetet bëjnë me dije se 57-vjeçari Radaçi, i cili kishte precedentë për shkelje të rregullave të qarkullimit dhe gjoba të mëparshme, po lëvizte me shpejtësi të lartë dhe nën efektin e alkoolit.

Për pasojë, ai përplasi brutalisht tre fëmijë që po luanin në trotuar, duke i marrë jetën dy prej tyre. Tragjedia ndodhi pavarësisht masave të marra më parë për parandalimin e sjelljeve të rrezikshme në trafik.

Share This Article