Kryeministri Edi Rama është përballur me thirrje proteste edhe gjatë vizitës së tij në Bruksel, këtë të martë.
Në video shfaqet momenti kur disa protestues i drejtohen kreut të qeverisë shqiptare me thirrjet “Rama në burg!”.
Protestuesit dëgjohen që e përsërisin disa herë këtë thirrje, ndërsa Rama kthen kokën në drejtim të tyre, por nuk reagon dhe vazhdon ecje
.Përballja me protesta gjatë vizitave jashtë vendit nuk është e para për kryeministrin. Edhe në raste të mëparshme, shqiptarë që jetojnë jashtë vendit kanë organizuar tubime kundër tij në disa shtete evropiane dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në qershor, diaspora shqiptare në Belgjikë organizoi një protestë përpara Komisionit Evropian në Bruksel, ku u shprehën kundërshtime ndaj qeverisë dhe kryeministrit.




