Një operacion i koordinuar mes Policisë së Sarandës dhe forcave të FNSH-së ka përfunduar me ndërhyrje në një lokal nate gjatë orëve të vona të së enjtes.
Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e lokalit, të vendosur në afërsi të plazheve në lagjen nr. 4, forcat e rendit kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, si dhe sasi të dyshuara si lëndë narkotike.
Në vijim të veprimeve procedurale, policia ka shoqëruar disa persona, të gjithë banorë të Sarandës. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e pronësisë së sendeve të paligjshme të gjetura në vendngjarje




