Kakavije, prangoset 26-vjeçari, kaloi ilegalisht kufirin dhe…

Jugulajm.net
1 Min Read

Një 26-vjeçar është arrestuar nga Policia Kufitare Kakavijë, pasi është konstatuar duke kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.

Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Njoftim i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin pakistanez Z. A., 26 vjeç, pasi dje, është konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare Kakavije, duke kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme. Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Share This Article