Zjarri i rënë mbrëme në Njësinë Administrative Odrie, u vendos plotësisht nën kontroll dhe u shua nga forcat e zjarrfikësve Gjirokastër, duke mos lejuar përhapjen e flakëve dhe rrezikimin e fshatrave ”Andon Poçi” dhe Hundkuq.
Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe e konsiderueshme me pyje dhe shkurre, ndërsa dëme të tjera nuk pati.
Organet ligjzbatuese po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.




