Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. Sh., 57 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ka shqetësuar në mënyrë të vazhdueshme një 40-vjeçare, nëpërmjet telefonit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.