Arrestohet 36-vjeçari, dyshohet se ka kryer marrëdhënie me të bijën e mitur

Jugulajm.net
1 Min Read

Policia ka arrestuar një 36-vjeçar pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e tij 12 vjeçe.

Shtetasi me inicialet Z.M. është banues në fshatin Sheqishtë të Patosit.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin Z. M., 36 vjeç, banues në fshatin Sheqishtë, Patos, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e tij 12 vjeçe.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Share This Article