Ushtari vetëplagoset me armë gjatë shërbimit, dërgohet në spital në gjendje të rëndë

Jugulajm.net
1 Min Read

Një ushtar është vetëplagosur me armën e shërbimit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30-17:00 të pasdites së sotme (3 nëntor) në Bazën Ajrore të Kuçovës.

Burime pranë spitalit të Beratit dhe pranë Bazës Ajrore bëjnë me dije për A2CNN se ushtari me iniciale O.D. është vetëplagosur me një plumb në kraharor, afër zemrës.

Pas marrjes së njoftimit, ushtari është nisur drejt Spitalit Rajonal të Beratit, teksa stafet mjeksëore i kanë injektuar dopaminë, raporton A2.

Gjendja paraqitet e rënduar, por dhe në gjendje shoku emocional dhe po shqyrtohet rasti për transportim drejt Tiranës.

Ushtari ishte në shërbim roje kur ka ndodhur ngjarja dhe nuk kishte shumë kohë që ishte pjesë e Forcave të Armatosura.

Share This Article