Aksidenti, flet fqinji: I çoja në shkollë me furgon çdo ditë, ngritëm makinën 10 veta dhe nxorrëm djalin

Jugulajm.net
1 Min Read

Një ditë pas aksidentit tragjik në Durrës, ku humbën jetën dy të mitur, për mediat ka dëshmuar një fqinj i familjeve të tyre, i cili ishte edhe shoferi i furgonit që i transportonte çdo ditë drejt shkollës.

Mes emocionesh dhe i përlotur, ai rrëfeu se ishte i pranishëm në vendin e ngjarjes në momentin e aksidentit. Ai theksoi se i njihte mirë fëmijët dhe familjet e tyre, pasi kishte për detyrë t’i çonte çdo ditë në shkollë me furgon.

Në përshkrimin e tij, gjithçka ndodhi në pak sekonda, ndërsa shtoi se ambulanca dhe zjarrfikësja reaguan menjëherë, duke mbërritur në kohë në vendngjarje.

Njerin nga djemtë e nxorëm 10 veta pasi ngritëm makinën”, është shprehur ai me lot në sy, duke përshkruar momentet e rënda të ngjarjes.

Share This Article