Humb jetën 70-vjeçari, e zuri poshtë muri teksa…

Jugulajm.net
1 Min Read

Një ngjarje tragjike është regjistruar sot, ku një 70-vjeçar ka humbur jetën pasi është zënë poshtë nga shembja e murit të një banese në Lezhë. Sipas informacioneve paraprake, viktima është shtetasi me inicialet P. Q., 70 vjeç, i cili po kryente punime në banesë në momentin kur muri është shembur papritur.

Si pasojë e shembjes, i moshuari ka pësuar dëmtime fatale, duke humbur jetën.

Ende nuk dihen shkaqet që çuan në shembjen e murit, ndërsa pritet të sqarohen rrethanat e plota të ngjarjes.

Share This Article