Luftëtari ka marrë një fitore të thellë dhe bindëse në përballjen ndaj Memaliajn duke triumfuar me rezultatin 6-2 në një ndeshje të mbushur me gola dhe emocione.
Takimi nisi me ritëm të lartë teksa ishin miqtë ata që kaluan të parët në avantazh. Sumahoro shënoi në minutën e ’11 por përgjigjja e Luftëtarit ishte e menjëhershme. Avduli barazoi shifrat në minutën e ’16 ndërsa Beji përmbysi rezultatin në minutën e ’20 nga pika e bardhë e penalltisë.
Bluzinjtë vijuan të kontrollonin lojën dhe në minutën e ’32 ishte Bistri që dërgoi topin në rrjetë duke e çuar rezultatin në 3-1. Në pjesën e dytë Memaliaj u përpoq të rikthehej në lojë dhe Sumahoro realizoi golin e dytë personal në minutën e ’55 duke ngushtuar diferencën në 3-2. Megjithatë Luftëtari nuk lejoi surpriza, teksa Zani në minutën e ’64 Shatro në minutën e ’68 dhe sërish Beji në minutën e ’87 vulosën fitoren e thellë 6-2.
Një triumf i rëndësishëm për Luftëtarin që konfirmon forcën sulmuese dhe mer tre pikë pas një paraqitje bindëse ndërsa Memaliaj largohet pa pikë nga kjo përballje.
Gazetar: Fatos Lamaj




