Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e së martës në segmentin rrugor ”Milot–Thumanë”, ku janë përfshirë rreth tre automjete.
Sipas raportimeve paraprake nga vendngjarja, përplasja ka qenë e fortë dhe dyshohet për një viktimë.
Gjithashtu bëhet me dije se ka edhe persona të tjerë të lënduar, të cilët janë transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.




