Një konflikt i dhunshëm mes dy grupe personash ka përfunduar me plagosjen e 2 prej tyre mbrëmjen e sotme në qytetin e Korçës.
Ngjarja ka ndodhur në një lokal pranë parkut të qytetit.
Sipas informacioneve paraprake, gjatë përplasjes janë përdorur mjete të forta dhe thika, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur 2 persona nga të dyja palët.
Të lënduarit janë transportuar menjëherë drejt spitalit të Korçës për ndihmë mjekësore, ndërsa një prej tyre raportohet se ka marrë plagë në pjesën e barkut.
Mësohet se konflikti ka nisur për motive banale dhe më pas ka degjeneruar në dhunë fizike.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për identifikimin dhe shoqërimin e personave të përfshirë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.




