VIDEO/ Sherri masiv me thika, reagon policia: 2 të plagosur dhe 3 të shoqëruar

Jugulajm.net
1 Min Read

Një sherr masiv me thika ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Korçë. Policia shprehet se dy persona janë plagosur dhe po marrin ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka ndërhyrë menjëherë dhe ka shoqëruar tre të dyshuar për ngjarjen. Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e konfliktit.

Rreth orës 21:30, në lagjen nr. 1, Korçë, në ambientet e një lokali, gjatë një konflikti për motive të dobëta, janë dëmtuar, dyshohet me mjet prerës (thikë), shtetasit S. Sh. dhe M. Xh., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme, tre shtetas të tjerë të përfshirë në konflikt, të dyshuar si autorë, konkretisht shtetasit I. Sh., D. P. dhe G. D.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Share This Article