Botuesi Nikoll Lesi ka bërë një paralajmërim të fortë, teksa ka folur për hetimet e SPAK ndaj zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të lartë.
Lesi është shprehur ne një emision televiziv, se brenda vitit SPAK “do të marrë” një eksponent shumë të rëndësishëm të mazhorancës.
Gjithashtu, ai deklaroi se hetimet e SPAK do të shtrihen edhe më lart se ish-kryeministri.
“SPAK ka filluar të thërrasë të paprekshmit. Kemi një ish-President dhe një ish-Kryeministër në hetim, ish-ministra, ministra, deputetë, etj.
Mund të jetë nesër edhe kryeministri. Ky është përceptimi publik, prandaj mendoj se është rritur besimi te SPAK. Kjo nuk është gjë e vogël. Unë di këtë, që përballë SPAK, do të ketë hetime edhe më lart se ish-kryeministri.
SPAK brenda vitit do të ketë një person shumë të rëndësishëm nga mazhoranca që do të merret. Nuk po merret vetëm me të kaluarën por edhe me të tashmen”, – u shpreh botuesi Lesi.