Këtë të diel ( 29 mars 2026), hyn zyrtarisht në fuqi ora verore.
Në orën 02:00 të mëngjesit, akrepat e orës do të kalojnë një orë përpara, duke shkuar direkt në 03:00.
Si pasojë e këtij ndryshimi qytetarët do të flenë një orë më pak atë natë, por do të përfitojnë ditë më të gjata dhe më shumë dritë gjatë pasdites. Ora verore do të zgjasë deri të dielën e fundit të muajit tetor, kur akrepat do të kthehen 1 orë pas.
Ndryshimi zbatohet në të gjitha vendet e Bashkimit Europian dhe ka si qëllim kursimin e energjisë dhe shfrytëzimin më efikas të dritës natyrale.
Pajisjet moderne, si telefonat inteligjentë dhe kompjuterat, përditësohen automatikisht, ndërsa orët analoge duhet të rregullohen manualisht. Ora verore do të qëndrojë në fuqi deri më 25 tetor 2026, kur do të rikthehet ora dimërore.




