Shqipëria në ‘majën e botës’, Lara Kolturi triumfon për herë të parë në Botëror

Jugulajm.net
1 Min Read

Lara Kolturi arrin fitoren e parë në karrierën e saj në Kupën e Botës në ski. Skiatorja që përfaqëson Shqipërinë triumfoi në garën e slalomit në Gurgl të Austrisë, duke lënë pas suedezen Sara Hektor.

Në moshën 20-vjeçare, Kolturi merr kështu suksesin e parë pas nëntë podiumeve të siguruara më parë në këtë kompeticion. Por triumfi në Austri ka edhe një tjetër vlerë, pasi e ngjit skiatoren shqiptare në krye të klasifikimit të përgjithshëm të Kupës së Botës.

Ky ësthtë padyshim një moment historik jo vetëm për Kolturin. Shqipëria përfaqësohet me një skiatore në krye të renditjes botërore.

ff1

ff3ff2
Share This Article