Ish-ministri thirrje socialistëve: Zgjohuni sa nuk është vonë…

Jugulajm.net
1 Min Read

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, ka kritikuar ashpër kryeministrin Edi Rama pas një debati të ndezur gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Në një mesazh në rrjetin social facebook, Malaj shkruan se, “Rama tenton të imponojë rregulla autoritare dhe disiplinë të ngjashme me një repart ushtarak, duke përjashtuar dhe kërcënuar ata që nuk i nënshtrohen.

Ish-ministri kujtoi përplasjen e tij personale me kryeministrin, ku u shpreh publikisht: “PS-ja nuk mund të jetë repart ushtarak”, duke u përballur me kërcënimet e Ramës për ta larguar nga mbledhja.

Ai theksoi se, që nga ajo përplasje, Rama nuk ka kërkuar më të nxjerrë nga mbledhjet, por sipas Malajt, stil autoritar dhe hakmarrës përdoret shpesh ndaj kundërshtarëve të tij politikë brenda partisë.
Malaj paralajmëron se ata që nuk i nënshtrohen Ramës trajtohen si armiq dhe shprehu shqetësimin e tij për nivelin e ulët të demokracisë së brendshme në PS.
Ai përfundon mesazhin e tij me thirrjen: “Zgjohuni përpara se të jetë vonë.”
Share This Article